Ora News – Edukimi me rregullat e punës, Ylli: Informimi të nisë në shkollë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Strategjia e re e sigurisë dhe e shëndetit në punës parashikohet të përfshijë në tekstet shkollore edukimin me regullat e sigurisë që në banka. Gjatë një vizite në shkollën Profesionale të Ndërtimit kreu i Inspektoriatit të Punës theksoi se kualifikimi është garanci për jetën e kujdo në cdo ndërmarrje.
Kualifikimi i punonjësve është një garanci më shumë për jetën dhe sistemin e sigurisë në cdo ndërmarrje. Për të edukuar brezin e ri me rregullat e të punuarit Inspektoriati i Punës ka zgjehdur ta nxisë këtë nëpërmjet edukimit që në bankat e shkollës. Gjatë një vizite në Shkollën e Mesme të Ndërtimit në Tiranë, kreu i Inspektoriatit të Punës nxiti pikërisht informimim dhe edukimin që në banka.
Ylli: Informimi, aftësimi, edukimi, rritja e kulturës së ndërgjegjësimit duhet të fillojë patjetër që në bankat e shkollës. Duhet të fillojë që nga kjo shkollë që është e profilit të ndërtimit, por pse jo kultura dhe njohuria me rregullat e sigurimit teknik për cdo pozicion pune që do jetë nesër është mjaft jetike për të gjithë ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/edukimi-me-rregullat-e-punes-ylli-informimi-te-nise-ne-shkolle/

Recommended