Ora News - Dakordësohet kalendari i punës dhe metodologjia për reformën zgjedhore

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili, së bashku me ekspertët respektivë kanë zhvilluar sot takimin e radhës për reformën zgjedhore.

Takimi përfundoi në orën 12:00 dhe në mbledhjen e sotme u dakordësua kalendari i punës dhe metodologjia.

Të pranishëm si vëzhgues ishin dhe ambasadori britanik që lehtësoi dhe negociatat mes palëve dhe zv/ambasadorja e BE-së, Monica Bylaite.

Palët politike janë angazhuar që reforma zgjedhore të përfundojë jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, duke folur për gazetarët tha se në takim u diskutua për planin e punës dhe afatet.

Gjiknuri: Janë listuar një numër çështjesh që janë objekt i punës së komisionit të reformës zgjedhore, përfshirë edhe disa shqetësime të ngritura nga opozita. Çështjet që i konsiderojnë shumë specifike le të vinë me propozimet e tyre. Brenda 15 marsit kjo punë duhet të përfundojë.

Ndërkohë Rudina Hajdari uroi që të gjendet konsensusi për pikat e nxehta.

Hajdari: E shikoj datën 15 mars shumë ambicioze dhe shumë të vështirë. Por është një pikënisje e mirë për këtë tryezë. Do të ketë nëse është e nevojshme ndërhyrje dhe në Kushtetutë, jo vetëm në kodin zgjedhor. Uroj që të kemi konsensus për çështjet e nxehta.

Bylykbashki: Sot miratuam axhendën e reformës zgjedhore me dokumentin e sotëm dhe metodologjinë i hapet rruga punës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozimet për reformën zgjedhore. Opozita ka propoziome konkrete.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/takim-reformen-zgjedhore-nen-vezhgimin-e-te-huajve-diskutohet-kalendari-i-punes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended