Ora News - Emigrantët drejt vendeve të punës në Greqi, rradhë në Kapshticë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët shqiptarë po largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. 24 orët e fundit shënuan nisjen e fluksit të largimit drejt Greqisë, ku vetëm nga dogana e Kapshticës dolën mbi 4800 persona. Autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet në dalje, por radhët dhe vonesat nuk munguan.

Përfundimi i pushimeve verore por dhe festës së Kurban Barjamit po shoqërohet me fluks në dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Emigrantët po kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

E enjtja shënoi rritjen e fluksit të largimeve në Kapshticë.

4802 persona kanë dalë në 24 orët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, ndërsa 3419 të tjerë lanë vendin nga Qafë Thana.

Autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet në dalje, por radhët dhe vonesat nuk munguan.

Disa prej tyre thanë se pritën për më shumë se një orë e gysmë.

"Pritëm rreth një orë e gjysmë, krahasuar me vitet e kaluara pak më mirë".

Nuk mungojnë as rastet e të indinjuarve, si ky çift që thotë se detyrohen të presin në radhë me të sëmurë apo invalidë në makinë. Ndaj për këtë kërkojnë zgjidhje të veçantë.

"Kjo makinë është makinë invalidi me të gjitha karta, transportoj një të sëmurë, është ambulancë. Nuk na lënë të kalojmë, prisni rradhën. Ne kemi llogaritur të nisemi gjysmë orë më parë. Tani ai thotë të futen këto, pa të hysh ti".

Por në krahasim me vitet e kaluara, emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi nuk e mohojnë një përmirësim të situatës në kufi.

Fluksi në dalje në të gjitha pikat kufitare pritet të vijojë deri në fund të muajit gusht që shënon përfundimin zyrtar të sezonit të pushimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emigrantet-drejt-vendeve-te-punes-ne-greqi-rradhe-ne-kapshtice

Recommended