Report TV - Emigrantët kthehen në vendet e punës pas pushimeve, fluks në Muriqan e Kakavijë
  • 6 years ago
Pas përfundimit të pushimeve në Shqipëri, emigrantët kanë nisur që të kthehen në vendet e punës. Radhë kilometrike janë shënuar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan të Shkodrës. Qindra qytetarë që po udhëtonin drejt Malit të Zi janë përballur me pritje të gjata të cilat shkonin deri në 2 orë. Shkak për këtë është bërë kontrolli i rreptë që po bëhet nga ana e të dyja palëve në dy anët e kufirit.

Problem me pritjet në doganë ka pasur edhe në Kakavijë ku të shumtë janë qytetarët të cilët presin për të kaluar në shtetin fqinj. Shumë prej tyre kanë arritur në doganë që në orët e para të mëngjesit ndërkohë që presin për të shkuar drejtë Greqisë, pasi pala greke punon në ritme shumë të ngadalta. Po ashtu edhe në Durrës ka pasur fluks, pasi pas mbarimit të pushimeve në Shqipëri emigrantët po kthehen në vendet e tyre të punës në Itali.
Recommended