Ora News - Vazhdon kthimi i emigrantëve në vendet e punës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në ditët e para të janarit rreth 2500 persona dhe 300 automjete janë larguar drejt Italisë përmes portit të Vlorës.

Fluksi më i madh është shënuar gjatë fundjavës me 800 persona të larguar, ndërsa të martën u regjistruan 300 persona dhe 30 automjete.

Sipas shefit të përpunimit të trageteve në portin e Vlorës, Festim Skendaj, fluksi ka shënuar një rritje me rreth 5-6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Skendaj: Po ta krahasojmë me fluksin e janarit të vitit të kaluar jemi në rritje 5-6% për këto ditë. Ditët më me fluks parashikohet e enjtja dhe e shtuna.

Ndërkohë një javë pas ndërrimit të viteve, fluksi i daljeve në portin e Durrësit ka shënuar rënie.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3200 persona dhe 800 automjete të larguara me tre tragete të linjës Durrës-Bari.

Sa i përket fluksit të lëvizjeve në pikat doganore tokësore, në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit të dhënat flasin për 5286 shtetas shqiptar dhe 1126 shtetas të huaj.

Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar në dalje 4919 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vazhdon-kthimi-i-emigranteve-ne-vendet-e-punes

Recommended