Rama: Vendet e punës në dispozicion të studentëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama në kuadër të ?Paktit për Universitetin?, është shprehur se  programi ?Kombëtar dhe Praktika e Punës? për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.Në fjalën e tij para të rinjte shefi i qeverisë ka thënë se kjo iu jep mundësi studentëve që të prekin nga afër një praktikë pune, ndërsa shtoi se kjo strategji do të reflektojë në përthithje dijesh dhe kualifikim të lartë.Gjithashtu Rama u ndal edhe te thirrjet e reja ndaj studentëve për punësim në administratë. Kryeministri tha se po përgatitet një tjetër ftesë për punësim ndaj studentëve të shkëlqyer, ndërsa si afat përcaktoi muajin gusht.?Më vjen mirë që i kushtojmë vëmendje pakti për Universitetin, që besoj e dini se janë një eksperiencë e krijuar nga presidenti Kenedy në fillim të viteve ?60 hapi derën për studentët e shkëlqyer dhe kjo u bë praktikë në SHBA dhe më pas u hap në të gjithë botën. Pas praktikës, çdonjëri që e kalon këtë proces, të mund të futet në konkurrim për një vend pune në administratë. Të paturit avantazhin e praktikës, kjo ndihmon hendekun krijuar. Kemi hyrë në një fazë të re në marrëdhënien mes qeverisë dhe universitetit. Nga ana tjetër është krijuar mundësia për futjen e drejtpërdrejtë të studentëve më të mirë në administratë.  Sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me  nota 9-10.?
Recommended