Report TV - Djali i ish-deputetit aksidenton për vdekje policin. 2 plagosen

  • 8 years ago
Një efektiv policie ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kamzë, në bulevardin ''Blu'' përballë shkollës ''Ibrahim Rugova''. Viktima e këtij aksidenti është Ervin Haxhia, 42 vjeç, efektiv në komisariatin nr.5. Makina e Policise tip, furgoni me targë Policia 2146, e Komisariatit nr.5 u përplas nga automjeti fuoristrade me te cilen udhetonte, një i ri, djali i një ish deputeti socialist të Shkodrës.

Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet tip fuoristradë me targë TE 8788T ka përplasur nga mbrapa furgonin e patrullës së policisë i cili ishte ishte duke patrulluar.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur gjithashtu edhe 2 efektivë të tjerë policie Besmir Voja dhe Neil Hoxha të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Recommended