Report TV - Rama batuta me përkthyesen: S’jeni ende gati që të na pranoni

  • 8 years ago
Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka nisur të flasë, pas takimit të përbashkët Shqipëri-BE, nuk ka lënë mënjanë batutat me përkthyesen, ku pas refuzimit për përkthim të fjalës së tij ka thënë se ende europianët nuk janë gati që të pranojnë shqiptarët.

Rama fillimisht foli në gjuhën shqipe, por pasi konstatoi se askush nuk po e përkthente, pyeti përkthyesen e cila menjëherë i dha përgjigjie duke i thënë se ?do ishte më mirë nëse do të fliste në gjuhën angleze?.

Duke buzëqeshur, Rama deklaroi se, ?Më thanë që mund të flisja shqip, po kjo tregon që nuk jeni ende gati të na pranoni? deklarim pas të cilit ai e vijoi fjalimin por edhe pyetje-përgjigjiet me gazetarët në gjuhën angleze.


Por jo vetëm kaq, teksa kryeministri ka folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ka përdorur shprehjen e famshme, ?U mbors mali e polli një mi?.

Recommended