Ora News - Berisha: Jam gati ti kërkoj të falur Gregorit, por është Rama që përdor dramën e djalit

  • 5 years ago
#oranews #saliberisha #tempora #sonilameco

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Temproa" nga Sonila Meço në Ora News, u pyet nëse ishte penduar për gjuhën e përdorur në parlament. Nga ana e tij Berisha tha se ishte gati ti kërkonte falje Gregorit, djalit të kryeministrit Rama por se ishte ky i fundit i cili sa herë që opozita e akuzon për vjedhje dhe abuzim me tenderat mbrohet duke

Berisha: Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha.

Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t'ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të ADA-s. Ky e emëroi atë anëtar të ADA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord.

Zotëria sa herë që vjedh dhe kapet duke vjedhur me tendera vjen aty dhe i kërkojmë llogari më ke sulmuar djalin thotë, më ke sulmuar babën. Ai vetë e kaloi në personale. Unë e pyeta per opsione dhe aksione por ai e kaloi ne personale. Ti, tha nuk le vend pa u fut, me futet ne shtrat e marrezira.

Historia është kjo. 19 vite më parë, Mero Baze, Ymer Baze i boton dy dosje, dosjen e procesit gjyqesor ku zoteria nuk pranonte djalin, i cili ishte 10 vjeç, aludon për të atin. Ky e ka poshtërsinë më të madhe se kur i kërkohet nga gjykata të bëjë analizën refuzon. Unë nuk jam kurrë dakord që i ati të akuzohej në mënyrë të tillë.

Problemi qëndoron në mënyrë absolute kurrë nuk do ta mbaja të fshehur nëse do ta dija. Harroje. Ai eshte njeri publik që ka përgjegjësi publike për të gjithë jetën e tij dhe unë s'do ia kurseja. Por nuk i kam pasur. Nëse do i kisha pasur unë do dilja 10 herë në konferencë shtypi me to për tua dhënë shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dritehijet-e-nje-lideri-sali-berisha-ne-2100-ne-tempora

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended