Ora News - Maskat futen për të grabitur banesën, plagosin pronarin dhe ikin duarbosh

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tentativë grabitje rreth orës 02:00 pas mesnate në fshatin Rrilë të Lezhës.
Dy persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë nëpërmjet dritares në banesën e 66-vjeçarit, Vasil Sela, i cili ndodhej vetëm me bashkëshorten.
Autorët e grabitjes kanë dhunuar kryefamiljarin duke e plagosur me armë zjarri në të dy këmbët dhe jane larguar pa mundur të marrin paratë.
Për shkak të plagëve të marra, i moshuari është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa banorët e zonës kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/maskat-grabisin-nje-banese-ne-rrile-plagosin-me-arme-kryefamiljarin/

Recommended