RTV Ora - I vodhën paratë dhe makinat, pronari në Patos: Jemi grabitur tre herë
  • 5 years ago
#rtvora

Medi Kurteshi, pronari i subjektit që ra pre e grabitjes në Patos, tregon se kjo është hera e tretë që grabiten por jo në përmasat e kësaj të fundit.

Duke rrëfyer dinamikën e ngjarjes, ai tregon se grabitësit kanë shkatërruar kasafortën dhe kanë marrë rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe çelësat e dy makinave që sapo i kishin blerë.

Më pas ata kanë dalë dhe janë arratisur me dy automjete të tipit ?Audi? dhe ?Range Rover".

Nga mënyra si ka ndodhur ngjarja ai thotë se grabitësit kanë qenë më shumë se dy dhe gjithçka ka qenë e studiuar dhe mirëorganizuar por gishtin nuk e drejton diku.

Kurteshi: Rreth orës 3 të mëngjesit këtu vinë disa grabitës dhe futen brenda në ambientet e punës dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kanë shkatërruar dhe kasafortën në të cilën ndodheshin vlera monetare dhe dy çelësat e makinave që sa i kishim blerë. Rreth orës 3:20 këta i kanë marrë makinat. Në mëngjes ishte çdo gjë e shkatërruar. Rreth orës 3 dëgjova ca zhurma por nuk dyshova. Kjo nuk është hera e parë por jo të kësaj natyre.Kjo punë ka qenë e mirëorganizuar por nuk mund të flas me emra konkret. Mendoj se kanë qenë mbi dy persona.

Identifikimi i autorëve bëhet më i vështirë, pasi siç tregon ai dhe pse kanë qenë të survejuar me kamera sigurie nuk kanë funksionuar, pasi kanë qenë të hequra nga priza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-vodhen-parate-dhe-makinat-pronari-ne-patos-jemi-grabitur-tre-here-grabitesit-me-shume-se-2
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended