Ora News - Pronari i argjendarisë së grabitur: Më vodhën mundin e 25 viteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pronari i argjendarisë së grabitur tek Pazari i Ri, Pavlo Shkarpa, deklaron i dëshpëruar se grabitësit i morën mundin dhe djersën 25-vjeçare të gjithë familjes së tij. Ai tregon se e kishte marrë lajmin e grabitjes nga shitësja e argjendarisë.
Në një prononcim për median ai deklaroi se sasia e bizhusë dhe e arit të vjedhur kap vlerën e 500 mijë eurove.
?Sot në orën 8 të mëngjesit mora një telefonatë nga shitësja ime se është hapur dyqani. Pastaj fola me firmën që e kam të siguruar dhe më tha që ka rënë sistemim i alarmit, nuk di më shumë se tani mora turnin. Pastaj lajmërova policinë. Është vjedhja e gjithë mundit dhe punës sime 25 vjeçare që bëj në argjendari. Kam punuar me gjithë familjen time, me gruan time, jemi intelektualë të dy. Unë jam inxhinier dhe gruaja mjeke?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronari-i-argjendarise-se-grabitur-me-vodhen-mundin-e-25-viteve/

Recommended