RTV Ora - Sulmoi turistët spanjollë, pronari i restorantit para gjykatës për masën e sigurisë
  • 5 years ago
#rtvora
Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo i cili u përfshi në një video-skandal ku sulmonte disa turistë spanjollë ka dalë sot para gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.

Seanca ka nisur në orën 11. Gjyqtare e çështjes është caktuar Esmeralda Habilaj, prokuror Prokuror Saimir Smaka dhe avokat Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj,

Mbi të rëndojnë dy akuza, kanosje dhe dëmtime të tjera të pronës private me dashje.

Avokati mbrojtës i tij pretendon se Kokëdhima nuk ka kryer vepër penale, pasi sipas tij nga Kokëdhima janë kryer vetëm kundravajte penale dhe jo vepra penale.

Për këtë arsye sipas tij duhet që klienti i tij të dënohet me gjobë dhe jo burgim.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.

Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.

Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin.

Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulmoi-turistet-spanjolle-sot-masa-e-sigurise-pronarin-e-restorantit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended