Arrestohen dy adoleshentet qe i vodhen parate kambistit

  • 6 years ago
Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Vlorës, si autorë të grabitjes së parave të një kambisti. Të arrestuarit janë M.Gj. 17 vjeç dhe N.A. 16 vjeç, të cilët i vodhën kambistit A.L. 34 vjeç shumën e parave prej 8150 Euro.
Në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuetruar pjesa më e madhe e parave të vjedhura.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim".

Recommended