Vodhën me dhunë farmacinë tek “Rruga e Kavajës”, arrestohen dy adoleshentët

  • 7 years ago
Janë arrestuar nga policia dy adoleshentë të akuzuar si autorë të vjedhjes së një farmacie tek ?Rruga e Kavajës? në Tiranë me 25 mars.

Policia ka arrestuar dje 18-vjeçarin Foti Kristali. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 18-vjeçarin tjetër, Kristi Çinari janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në ?Rrugën e Kavajës", ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.

Çinari ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, një ditë pas vjedhjes së farmacisë është konstatuar që kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Ai ishte i dënuar më parë për vjedhje.

Në banesat e të akuzuarve policia gjeti veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të në momentin e vjedhjes.

Dy adoleshentët janë autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera me dhunë./tvklan.al

Recommended