Restorant Piazza dhe konfliti me pronarin e truallit (8 Maj 2000)

  • 4 years ago
Duket se është bllof pallati para restorant Piazza në Tiranë. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Ramiz Balla, pronari i tokës është acaruar me pronarin e lokalit dhe në nerva e sipër e ka kërcënuar se për inat do ti ndërtojë një pallat para derës së tij. Kjo fjalë goje ka marrë përmasa tepër serioze ku kryeministri ka dërguar letër në Bashki duke kërkuar ndalimin e ndërtimit.
Ramiz Balla: Ne e morëm letrën nga kryeministri , ishte një letër publike. E pamë me shumë vëmendje. Kujtuam mos kemi lajthitur, e pamë dhe njëher studimin që kemi miratuar këtu e dy vite më përpara. Në atë zonë nuk është parashikuar kurrfarë ndërtimi. Është siç është sot. Kjo përgjigje iu kthye dhe kryeministrit dhe besoj se nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi. Shpresojmë që keqkuptime të tilla të mos krijohen dhe të mos shfrytëzohen për fushata.
Gazetarja: Si ka ardhur ky keqkuptim?
Ramiz Balla: Si duket ish pronari i truallit ka divergjenca me zotërinë që e ka privatizuar këtë lokal dhe një ankesë e pronarit të lokalit është dërguar tek kryeministri, është deformuar dhe është transformuar kështu siç është paraqitur.
Mendoni çfarë të qeshurash shkatojnë në Bashki thotë Balla serioziteti me të cilin kryeministri ishte angazhuar të zgjidhte një batutë nervash të këtij qytetari. Nënkryetari i Bashkisë tregon këtë planimetri të Tiranës ku dhe në të ardhmen kjo lulishte do të vazhdojë ti mbetet qytetarëve për shfrytëzim publik.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended