Ora News - Maskat grabisin me armë banesën në Dibër dhe plagosin të zotin, arrestohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Brezhdan të Dibrës të dielën. Shënjestër ka qenë banesa e shtetasit A.S, 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30, ku dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.

Falë reagimit të shpejtë e profesional të policisë është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar.

Në pranga kanë rënë:

-Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale ?Vjedhje me armë? kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?)

-Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale ?Vjedhje me armë? , kryer në bashkëpunim?).

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/maskat-grabisin-me-arme-banesen-ne-diber-dhe-plagosin-te-zotin-arrestohen