Maskat grabisin argjendarine

  • 5 years ago
Një argjendari në Lushnjë u grabit nga katër persona të maskuar në orët e para të mëngjesit. Autorët shqyen me levë hekuri qepenin, thyen xhamat dhe më pas morën të gjitha bizhuteritë e ekspozuara në vitrina si edhe disa ora të markave të shtrenjta.

Pronari i dyqanit, i cili banon në katin e dytë të pallatit poshtë të cilit ka edhe biznezin, sapo ra alarmi  zbriti poshtë, duke arritur të shohë katër hajdutët të veshur me kapuç në kokë dhe me kostum sportiv, ndërsa një i pestë i priste në makinë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin që jane ndërruar turnet e policisë, rreth orës 04 e 45 minuta pas mesnate. Vlera e sendeve të vjedhura sipas policisë përllogaritet në rreth 10 milionë Lekë.

Recommended