Ora News - Tiranë, grabitësit futen në banesë, plagosin me armë çiftin biznesmen të bashkëshortëve
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (19 janar) rreth orës 21:40 në rrugën "Njazi Meka" në zonë e Alliasit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çifti dhe sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitje, pasi dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit.

"Rreth orës 21:40 në rrugën ?Njazi Meka?, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit Petrit dhe Afërdita Laze, të cilët kanë edhe një biznes u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Ndërkohë vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/plagosje-me-arme-zjarri-ne-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended