Ora News – Borxhet ndaj OSHEE, shtyhet afati i pagesave të kësteve për familjet
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët që kanë borxhe të papaguara të energjisë elektrike tashmë do të kenë mundësi që t?i shlyejnë ato në bazë të kësteve fikse prej 2 mijë e 800 lekësh në muaj.
Aktualisht, shlyerja e detyrimeve realizohej në bazë të shumës së borxhit por tashmë kjo nuk do të ketë më rëndësi. Kjo skemë pritet t?ju vijë më shumë në ndihmë familjarëve që kanë të akumuluar shuma të mëdha borxhesh.
Me skemën e mëparshme, shuma e pagesës ndryshonte, në bazë të detyrimit dhe numrit të kësteve dhe një qytetar ishte i detyruar që të paguante deri në 8 mijë lekë në muaj ndërsa me skemën e re pagesa është fikse prej 2 mijë e 800 lekësh.
Një tjetër vendim që u vjen në ndihmë familjeve me ndihmë ekonomike dhe pensionistëve është shtyrja e afatit nga qershori deri në fund të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-afati-i-pagesave-te-kesteve-per-familjet/
Recommended