Report TV - Tre testet në Prill, në Rinas u futën tritol e armë të ftohta

  • 8 years ago
Report TV - ka siguruar dokumentet ekskluzive ku zbulohet se në perimetrin e sigurisë të aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza? në Rinas mund të futen jo vetëm grabitësit sikur ndodhi dy ditë më parë por dhe tritol, thika, detonator dhe mund të çahet rrethimi pa u vënë re nga askush.

Skandali është zbuluar nga autoriteti aviacionit civil, që ka kryer më datë 20 prill 3 teste në aeroportin e Rinasit për të provuar vigjilencën e kompanisë së sigurisë ICTS. Testet janë kryer më datë 20 prill nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Civile.

Kompania ICTS ka dështuar për të zbuluar futjen në ambjentet e brendshme të lëndës eksplozive tritol, detonatorëve ndezës, armës së ftohtë thikë. Në foto po shikoni pikërisht lëndën eksplozive e futur në ambjentet e brendshme pa u diktuar nga kontrollorët. Kamuflimi i saj është bërë në bagazhet e dorës.
Por cilat janë testet që u kryen?

Testi i parë kaloi pa u vënë re nga stafit i sigurisë në pikën e kalimit në kontroll të pasagjerëve, në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë.
Testuesja me eksplozivin e fshehur në bagazhin e dorës arriti ta kalonte kontrollin e sigurisë pa u diktuar. U vërejt se bagazhi i dorës u kontrollua sipas procedurës me anë të skanerit me rreze X.

Nga ana e agjentit të skanerit nuk pati asnjë reagim apo dyshim për asnjë nga objektet testuese të fshehura në bagazhin e dorës. Bagazhi u konsiderua i pastër dhe u lejua të kalonte.

Testi i dytë po si në rastin e parë kaloi pa u vërjetur nga stafi i sigurisë në pikën e kalim-kontrollit. Në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë, testuesja u paraqit me fletëhyrje të rregullt si staf i AAC (autoritetit të aviacionit civil) dhe kish fshehur thikën në njërën nga këpucët e saj.

Arriti të kalojë kontrollin e sigurisë pa u diktuar. U vërejt se testuesja kaloi WTMD sipas procedurës dhe meqenëse ura dha sinjal alarmi, iu nënshtrua kontrollit me dorë, i cili u krye në përputhje me procedurat e sigurisë.

Më pas, agjenti i sigurisë ka përdorur edhe detektorin e dorës, i cili dha sinjal alarmi te pjesa e këpucës së testueses. Por, edhe pas këtij kontrolli, testuesja u konsiderua e pastër dhe u lejua të kalonte në kundërshtim me procedurën, që kërkon zgjidhjen e shkakut të alarmit".

Por këto nuk janë dy testet e vetme pasi testi i tretë që lidhet direkt me grabitjen e dy ditëve më parë, është dhe më i rëndë.

Testuesi pas 10 minutave tentativa, ka arritur të hyjë brenda perimetrit pikërisht në portën ku u futën grabitësit të enjten. Gjatë testit personi nuk u vu re nga patrullat e vëzhgimit apo nga kamerat e sigurisë.

Në përfundim të këtij raporti konfidencail është zbuluar gjatë testeve se autoritetet nuk kanë bërë dedektimin e sendeve e ndaluara.

Ndërkohë që nuk kanë reaguar agjentët e sigurisë dhe patrullat në pistën e aeroportit. Po kështu është konstatuar se gjymsa e kamerave të sigurisë nuk ishin funksionale prej disa ditësh në periudhën 20 prill kur është kryer testi.

Recommended