Nderohen trupat e KFOR-it në Rinas - (12 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në këtë mënyrë brigada italiane ?Friuli? e përfshirë në trupat e KFOR-it në përfundim të misionit 6-mujor në Shqipëri i ka dorëzuar komandën brigadës ?Aquila?. Kështu është nderuar dhe komandanti i trupave të KFOR-it të instaluara në Shqipëri gjeneral Kavareli dhe gjeneral Kazaloto.

Brigada Friuli që nga 15 Tetori i vitit të kaluar sëbashku me trupat e tjera të NATO-s, ka punuar në mbështetje të trupave të KFOR-it në Kosovë. Në efektivin e kësaj skuadre kanë bërë pjesë 800 patrulla e 10900 automjete, të cilat kanë përshkruar rreth 10 mijë km.

Ndërkohë misioni i brigadës që sapo ka mbritur në Shqipëri është të garantoj lirshmërinë e rrugë-kalimeve nga Shqipëria në Kosovë e Maqedoni. Ceremonia është zhvilluar sot në prani të presidentit Mejdani, nënsekretarit italian të mbrojtjes Guerini dhe përfaqësuesve diplomatik të vendeve anëtare të Natos në Tiranë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended