Report TV - Grabitja në Rinas, arrestohen 4 punonjës të ICTS dhe 1 i "Nazeri"

  • 8 years ago
Një ditë pas grabitjes së 995 mijë eurove nga tre persona të maskuar me paruke dhe jelek kamuflazh prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e 5 personave mes tyre drejtues të kompanisë private ICTS dhe ?Nazeri 2000?.

Sipas prokurorisë personat për të cilët është prerë urdhër arresti dhe tashmë janë prangosur janë përgjegjës për shkeljen e rregullave të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Të arrestuar pas skandalit të grabitjes janë: Arben Karafili, drejtor operacional i kompanisë së sigurisë private në rinas ?ICTS?, Bledar Blloshi, agjent i kompanisë ?ICTS? (patrullë) Fadil Jonuzaj, agjent I kompanisë ?ICTS? (patrullë) Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë si dhe Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Recommended