Ora News – Reinke: Tatimet, represion ndaj biznesit!Ahmetaj optimist për rritjen e pagave

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë bilancin 4 mujor të punës së qeverisë për ekonominë, duke e konsideruar sukses bazuar në rritjen e të ardhurave dhe gjallërimin e konsumit, ndërsa përfaqësuesi i FMN-së ka tërhequr vëmendjen për klimën e rënduar të biznesit.
Ahmetaj: Le ta shijojmë lënien mbrapa të krizës, le ta shijojmë fillimin e rritjes së konsumit, le ta shijojmë atë rritje kredie modeste ashtu siç është. Le ta shijojmë atë rritjen me 12.4% të rritjes së kredisë konsumatore. Është fantastike apo jo?!
Reinke: Kur unë flas me sektorin privat nuk më duket se janë në humor, për të shijuar ndonjë gjë pozitive. Ndërsa shifrat tregojnë rritje edhe për stabilitetin makroekonomik, sektori privat nuk ka të njëjtin perceptim se si e shohin ata ekonominë. Kjo ka të bëjë kryesisht me mënyrën se si administrata tatimore vepron me biznesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/a-do-te-kete-ulje-taksash-perfaqesuesi-i-fmn-nuk-ka-vend-per-dhurata/