Veliaj dëgjesë për sheshin "Skënderbej", asgjë s'na ndal në projektet tona- Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese publike me banorë të njësisë nr. 9 për projektin e sheshit "Skendërbej" tha se nismat e bashkisë është bërë e udhës të kundërshtohen nga njerëzit që i cilësoi "dashakeqë".

Për këtë arsye tha ai, edhe një projekt i këtyre përmasave, do të hasë në kundërshti, të cilave bashkia është e vendosur t'ju përgjigjet me punë.

Veliaj nënvizoi jo vetëm përfitimet e banorëve të njësisë nr. 9, të cilëve iu rritet vlera e pronës, por edhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës. Qëllimi i këtij projekti, tha kryebashkiaku, është që qytetarët të përdorin transporti publik, në mënyrë që të reduktohet dhe ndotja e ajrit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-de...
Recommended