Ora News - S'i ndal asgjë: U kthyen një herë në Greqi, 13 klandestinë provojnë të hyjnë sërish
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
10 deri në 15 emigrantë klandestinë ndalohen çdo ditë sipas burimeve në tentativë për të hyrë në Shqipëri nga ku më pas synojnë të vijojnë rrugën drejt vendeve të BE. Një grup prej 13 emigrantësh u ndalua këtë të enjte, ku disa rezultojnë në tentativë të përsëritur.

13 emigrantë të paligjshëm u ndaluan këtë të enjte ne tentativë për të hyrë nga Greqia në Shqipëri, prej nga ku më pas synojnë të vijojnë rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Grupi i emigrantëve sipas burimeve u ndaluan në afërsi të fshatit Trestenik që mbetet porta kryesore hyresë e klandestinëve në vendin tonë.

Të ndaluarit janë marokenë, sirianë, kurdë dhe alxherianë.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Kufirit ata janë persona përsëritës. dhe çdo ditë ka rreth 10-15 emigrantë që kapen nga policia kufitare.

Një pjesë e tyre transferohen për në Tiranë dhe kërkojnë azil ndërsa një pjesë tjetër që nuk janë me familje kthehen në Greqi.

Prej kohësh policia kufitare e qarkut të Korçës po ndihmohet nga forcat e Frontex-it për të ruajtur kufirin e gjelbërt midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ata që arrijnë t'i shpëtojnë rrjetes së policisë, të ndihmuar nga persona të tjerë kundejt pagesës synojnë kufirin me Malin e Zi ose Kosovën.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/si-ndal-asgje-u-kthyen-nje-here-ne-greqi-13-klandestine-provojne-te-hyjne-serish

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended