FMN në Tiranë, takim me Ahmetaj dhe Sejko, diskutohet për taksat e inflacionin- Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Misioni i FMN ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur takimet me drejtuesit e lartë të financave shqiptare për gjendjen e ekonomisë. Në takimin e parë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj mësohet se është diskutuar për taksat, ku FMN kërkon heqjen e të gjitha përjashtimeve që janë bërë deri më tani për sektorë të caktuar. Ndërsa në takimin me guventorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është folur për ecurinë e ekonomisë dhe nivelin e inflacionit. Misioni i FMN do të qëndrojë dy javë në Shqipëri dhe përpara largimit, në një konferencë për shtyp do të bëjë publike konstatimet dhe rekomandimet për qeverinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-ne-tirane-takim-me-ahmetaj-dhe-sejko-diskutohet-per-taksat-e-inflacionin/