Ekzekutohet në makinë 44-vjeçari, plagosen dy të tjerë, digjen makinat - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 44 vjeçar është vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës në të cilën udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të 8 janarit 2016 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur "Kthesa e mullirit të artë".

Viktimë ka mbetur Denis Kasa, 44 vjeç i cili dhe drejtonte automjetin, ndërsa dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati janë plagosur nga breshëria e plumbave.

"Autori/ët dyshohet se kanë qëlluar me një armë tip kallashnikov në drejtim të makinës që udhëtonte viktima dhe 2 të plagosurit, një mjet tip ?Benz? me targë AA 414 LC" thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raportohet-per-1-te-vrare-dhe-dy-te-plagosur-ne-autostraden-fier-lushnje/

Recommended