Makinat bëhen 'copash' në hyrje të Elbasanit, dy persona plagosen rëndë

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Elbasanit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një e tipit "Volksëagen Polo" dhe makina tjetër tip "Ford Fiesta", të cilat kanë qënë në lëvizje në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Nga ky aksident është krijuar një trafik i rënduar ku vargu i makinave shkon në disa kilometra.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.