Report TV - Digjen dy makinat e kryetares së PD së në Ulëz Shkak angazhimet politike
  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytezën e Ulzës. Dy makinat në pronësi të kryetares së PD-së, Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së saj, ku dy makinat ishin të parkuara. Për këtë ngjarje ende nuk dihen rrethanat, por familja mohon që të ketë konflikte.

Gjelina Kalthi pretendon se makinat në pronësi të saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj me Partinë Demokratike dhe të pjesëmarrjes në protestat e thirrura nga opozita.

"Ish për darkë tek të afërmit në 12 erdha dhe parkova makinat ne parkimin e qytetit. Nga ora 2:30 na njoftojnë komshinjtë se u janë djegur makinat. Nuk e mbledh dot veten. Vetëm krimi që po zhvillohet. Jam administratore, jam edhe kryetare e PD-së, por skam konflikte për shkak të detyrës me dijeninë time të paktën. Kjo ndodh një ditë para protestës. Dyshoj, se unë i kam marrë me makinë në protestë. dy makinat e mija në çdo protestë që ka organizuar PD-ja kam marrë 10 persona dhe i kam çuar në protestë. Personalisht, familjarisht dhe për shkak të detyrës nuk kam asnjë lloj konfliktin. Asnjë lloj konflikti. Por kjo flet qartë vetë, pasi një ditë para protestës më digjen makinat. Edhe bashkëshorti ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së. duan me na demoralizuar. Mua jo të më djegin makinën por të më djegin edhe shtëpinë, nuk tërhiqem Është dëm ekonomik por moralin nuk ma ulin dot. Edhe mund të më vrasin. Nesër me shpenzimet e mia do sponsorizoj të çoj njerëz në protestë" është shprehur Gjelina Kalthi.
Recommended