Duma: PD e paralajmëroi, Rama jep Skavicën pa garë dhe transparencë - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka dalë sot me një tjetër denoncim. Nëpërmjet një deklarate për mediat, koordinatorja Grida Duma tha se hidrocentrali i Skavicës i është dhënë në mënyrë korruptive një kompanie turke.
Duma tha se kjo është pranuar nga vetë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Duma: Në muajin prill, Partia Demokratike i kërkoi shpjegime të qarta kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij të menjëhershme e të papritur në Stamboll të Turqisë.
I kërkuam Ramës të përgjigjej po bënte apo jo negociata të fshehta e të paligjshme për të dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjitik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke, Suzer & Nurol Group.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/duma-pd-e-paralajmeroi-rama-jep-skavicen-pa-gare-dhe-transparence/

Recommended