Pollo për dekriminalizimin: Marrëveshja e mundur, por shumica s’ka vullnet - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD-së, Genc Pollo, vlerëson se shumica nuk ka vullnet për dekriminalizminin, megjithatë arritja e një e marrëveshje nuk është e pamundur. I ftuarnë Ora News, Pollo komentoi edhe raportin e OSBE për zgjedhjet, gjetjet e të cilit sipas tij do frenojnë negociatat për anëtarësim.
Deputeti i PD-së, Genc Pollo e sheh të vështirë, por jo të pashpresë arritjen e një marrëveshje për dekriminalizimin me shumicën.
Megjithatë, në studion e Ora News, Pollo tha se mazhorancës i mungon vullneti për konsensus, pasi ajo i druhet disa elementëve të marrëveshjes, si detyrimi për dhënien e shenjave të gishtërinjve nga deputetët.
Pollo: ?Unë shpresoj të ketë vullnet, nuk do të doja ta quaja të pashpresë. Mendojmë se jo dhe aq vullneti i udhëheqjes së mazhorancës që më shumë se pjesë e zgjidhjes së problemit, është shkaku i problemit sepse ata persona me të kaluar dhe të tashme kriminale nuk ranë me parashutë në mëyrë natyrore në postet që kanë, u vunë me dorë nga persona vendimarrës duke filluar nga Edi Rama. Nëse duam ta bëjmë për së mbari dhe me themeli këtë punë, për përcaktimin e identitetit duhet të kemi shenja biometrike, tjetra institucioni që do jetë përgjegjës. Qeveria nuk mund të shikohet me besim se është shkaku i problemit, mekanizmin për të përcaktuar se kush është me të shkuar kriminal dhe kush jo nuk mund ta kemi brenda qeverisë dhe mekanzimin për ti zbuar ata nga ofiqet publike nuk mund ta kemi brenda qeverisë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pollo-per-dekriminalizimin-marreveshja-e-mundur-por-shumica-ska-vullnet/

Recommended