Wake Up/ Stilisti Pajtim Raci: Si e realizova fustanin dhe pse u zgjodh nga Ava Max
  • 3 years ago
Stilisti kosovar Pajtim Raci ishte sot në "Wake Up" përmes një interviste në skype për të folur për projektet e tij në fushën e modës. Së fundmi emri i tij është bërë më i njohur pasi ka realizuar një veshje për këngëtaren me origjinë shqiptare Ava Max. "Kjo veshje është projekt i revistës amerikane "Book". Stilisti i këngëtares rastësisht e ka parë instagramin tim, i kam propozuar disa veshje për Ava Max. Unë bëra disa dhe ajo zgjodhi këtë fustan.- tregoi Pajtimi. Po ashtu ai shprehu edhe dëshirën për të veshur Dua Lipën dhe Rita Orën. "Dua Lipën do doja ta vishja në një nga performancat e saj, ndërsa Rita Orën për në tapet në kuq sepse mendoj se ajo është e lindur për në tapetin e kuq."- u shpreh stilisti kosovar. Pajtim Raci jeton në komunën e Klinës më Kosovë dhe ka rreth 8 vite që punon si fashion designer. Ndër të tjera, më herët ai ka realizuar edhe një fustan për këngëtaren amerikane Fantasia Barrino i cili ka qenë si një ndër veshjet më mira në BET Awards 2019.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended