Report TV -Veliaj ndryshe nga Rama/ Pse në bluze mban numrin '2' dhe jo '30'?
  • 5 years ago
Në takimet elektorale, kryeministri Edi Rama është shfaqur me veshjen e tij karakteristike, me bluzë sportive që mban numrin "30" dhe këmishën e bardhë. Numri 30 për PS ka shumë domethënie, por kryebashkiaku Erion Veliaj, në bluzen e tij mban një numër tjetër, "2". Në nisje të takimit të tik me banorët e njësisë nr.2, ai ka sqaruar dhe pse mban këtë numër.

"Kandidoj për një mandat të dytë, jam numri 2 në fletën e votimit dhe në Tiranë janë dy kandidatë. Në Tiranë s'ka vetëm një kandidat. Kam komunikuar me të, Arben Skënderi i partisë "Bindja Demokratike". I kam uruar një fushatë të mbarë", tha Veliaj
Recommended