Projekti i lagjes së re në Kombinat/ Prezantohet nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj

  • 4 years ago
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës prezantuan projektin e asaj që e quajnë një pol zhvillimi ekonomik dhe social kulturor të zonës së Kombinatit e prekur rëndë nga tërmeti 26 Nëntorit.


Në këtë projekt parashikohet ndërtimi banesave, 4 institucione të reja arsimore, 9 pika sociale e kulturore si dhe 5 sheshe publike.

?Plani për rindërtimin e Kombinatit është një projekt shumë ambicioz që më shumë se një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Janë ndërhyrje realisht masive dhe shumë të ndërlikuara që na japin mundësi të akomodojmë njerëzit që janë pa shtëpi, institucionet e dëmtuara që faktikisht janë një numër jo i vogël, si dhe të krijojmë një infrastrukturë të re. Ne do ta fillojmë nga njerëzit dhe shumë shpejt, çështje javësh shpejt fillojmë ndërtimin e shtëpive të para individuale në shumë zona?, tha Rama.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se çdo metër katror në ndërtesat e reja dhe lagjet e reja, do ketë më shumë vlerë.

?Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një ?geto?.

Pas 3 mijë kompensimeve të para tha Erion Veliaj , javën tjetër do të miratohen edhe 3 mijë kompensimet e dyta për familjet më dëme të lehta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#ErionVeliaj#TopChannel

Recommended