Prezantohet projekti i ri te 'Shqiponja'/ Veliaj: Rrethrrotullimi kalon nëntokë, zgjidhet trafiku
  • 5 years ago
Tirana do të ketë një nga hyrjet më të bukura, e cila lehtëson qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga kryeqyteti, por që përmirëson pamjen e një prej nyjeve më të rëndësishme dhe zonës rreth saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe arkitektë e urbanistë të tjerë, morën pjesë në prezantimin e projektit të sheshit ?Shqiponja?, i cili vjen në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Në fjalën e tij prezantuese, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi propozimin e bërë dhe theksoi se kalimi nëntokë i rrethrrotullimit i jep qytetit një pamje krejt tjetër. ?Një nga temat kryesore që kemi adresuar ka të bëjë me mundësinë dhe propozimin për transformimin e rrethrrotullimit ?Shqiponja?, nga një zgjidhje në lartësi në një zgjidhje në thellësi. Kur infrastrukturat masive, pra autostradat, përshkojnë zona urbane, si ato që kemi parë në kryeqytete ose qytete të mëdha të Europës, kemi parasysh këtu rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi. Propozimi kryesor fillestar ka të bëjë me kalimin në kate nëntokësore, që nuk ndërpresin qarkullimin?, tha Veliaj.

Po ashtu, ai theksoi se ky propozim sjell mosndarjen e qytetit me një mur artificial, i cili do të krijohej nga lidhja e unazës me rrethrrotullimin nëpërmjet këmbëve dhe murit të betonit. ?Propozimi ynë shkon nga alternativa ku autostrada ngrihet në këmbë dhe në njëfarë mënyre krijon një urë artificiale midis Njësisë 7 dhe zonës së Astirit, Kasharit apo Yzberishtit, në kalimin në nivel zero, çka për këmbësorët, bizneset dhe ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat e trotuareve apo mini-sheshet që krijohen në çdo kryqëzim, të kemi mundësi që t?i shtojmë vlerë dhe jo të krijojmë një mur ndarës, që shërben vetëm për makinat si mjet lidhës, kurse për dy komunitetet shërben si mjet ndarës?, theksoi kreu i bashkisë.
Recommended