Projekti i Unazes nga "Shqiponja" ne Tufine
  • 4 years ago
Shumë shpejt, Tirana do të ketë përfunduar të gjithë projektin e Unazës së Madhe, ndërtimi i së cilës jo vetëm lehtëson qarkullimin e automjeteve, duke zgjidhur problemin e trafikut, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave ku kalon.

Nga zona e Lumit të Tiranës, ku iu bashkua aksionit për mbjelljen e 100 pemëve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë të nisjes së punës për projektimin e pjesës së Unazës së Madhe, nga Tufina deri tek rrethrrotullimi ?Shqiponja?.

?Ka filluar projektimi nga Tufina deri tek ?Shqiponja?, për t?u siguruar që edhe gjysma këtej lidhet me Unazën e Madhe dhe punën që ka filluar tek Astiri. Besoj që për këtë mandat nëse mbarojmë këto punë të mëdha të Tiranës, siç janë Bulevardi, Bregu i Lumit, dhe të fillojë edhe ky segment i Unazës, siç ka filluar tek Astiri, realisht do të kemi një qytet ku nuk do banalizohet diskutimi duhet apo s?duhet kemi rrugë, duhet apo s?duhet të kemi teatër. Pyetja është: Do t?i bëjmë me sherr e me shamata, apo do i lejojmë të punojmë në një qytet ku jetojmë të gjithë, si të majtë e si të djathtë, e ku kemi vendosur që të rrisim fëmijët tanë?, tha Veliaj.

Projekti parashikon hapësira të gjelbra për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës, si dhe ndërtimin e disa veprave të artit. Paralelisht, do të vijojë puna edhe me pjesën e Bulevardit të ri, ku do të zhvendosen disa prej institucioneve dhe kompanive më të rëndësishme. ?Do të vazhdojmë me investimet në Bulevardin e Ri. Disa nga bankat, hotelet apo kompanitë e sigurimit që kanë kërkuar leje për t?u zhvendosur tek Bulevardi i Ri, do t?i marrin ato. Pra, kantieri i Tiranës do të zhvendoset në periferi, do të përkthehet në vende pune për këtë komunitet; do të ketë nevojë për mijëra vende pune që do të duhet të zhvillojnë atë që e quajmë zona Fin-Tech e qytetit të Tiranës, me zhvillimin e Bulevardit të ri?, theksoi Veliaj.

Duke folur për aksionin e nisur për mbjellje e pemëve tëreja, kryebashkiaku u shpreh se ky është momenti për të hyrë në histori si gjenerata që transformoi edhe pjesën veriore të qytetit. ?Duke filluar që në ditët e para të shekullit tonë të dytë me punë konkrete, dhe duke sjellë më shumë gjelbërim, më shumë pastrim, duke ruajtur të gjitha këto terrene publike që janë tek zona e Bregut të Lumit, besoj që do hyjmë në histori si gjenerata që e rriti Tiranën në anën tjetër, në pjesën veriore, aty ku ka pasur më pak zhvillim, aty ku fjala Bregu i Lumit ishte fjalë e keqe, aty ku informaliteti me mungesë investimesh prej shumë kohësh e kishte lënë zonën në harresë. Sot jemi dita me natën?, nënvizoi ai.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, tashmë e gjithë zona e Bregut të Lumit është transformuar, duke eliminuar jo vetëm një rrezik permanent sa herë binte shi për 4 njësi, por duke e kthyer atë edhe në një mundësi zhvillimi. ?Mbaj mend vitin e parë dhe të dytë, Bregu i Lumit ishte sinjal alarmi sa herë që përmendej, sepse tregonte që lumi kishte dalë dhe përmbyste...
Recommended