Report TV - Projekti i Unazës së Re, shemben dhe dy banesa në Shkozë
  • 5 years ago
TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e dytë në Shkozë, ndërkohë që vijon aksioni për shembjen e një banese tjetër.

Banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit.Banesat preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Një ditë më parë u shemb edhe një banesë tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Recommended