Anulohen mbikalimet, rrethrrotullimi kalon nëntokë/ Bie projekti super i shtrenjtë te 'Shqiponja'
  • 5 years ago
Ndryshon projekti i lotit të parë parë të Unazës së Re te sheshi 'Shqiponja' (shiko këtu projektin e vjetër). Në dhjetor të vitit të kaluar projekti i lotit të parë që kushtonte 20 milionë euro nga 40 në total që shkonte projekti të Unazës së Re u anulua në mënyrë të njëanshme nga pala shqiptare pas konfirmimit nga autoritetet amerikane se kompania fituese Dunwell Haberman Albania ka falsifikuar bilancet me të cilat është paraqitur në tender. Pas këtij vendimi, po në dhjetor Autoriteti Rrugor Shqiptar rihapi tenderin për ritenderimin e ndërtimit të mbikalimit tek sheshi ?Shqiponja?, ndërsa pasditen e sotme kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me ministren e Infrastrukturës prezantuan projektin e ri.

Projekti ka ndryshuar dhe tashmë nuk parashikon mbikalim te sheshi Shqiponja, por vetëm një nënkalim duke ulur kostot, pasi i pari shkonte 20 mln euro. Ekspertët e bashkisë së Tiranës nuk dhanë shifër sa do të kushtonte, por u shprehën gjatë prezantimit të projektit se objektivi është që të mbetemi brenda tavanit financiar që ishte parashikuar. "Objektiv ishte që të mbeteshim brenda tavanit financiar që kishte projekti dhe brenda gjurmës së shpronësimeve, por edhe të optimizimin e transportin publik". Por dukshëm nga pamjet dhe veprat që do të bëhen, projekti i ri do të kushtojë më pak, pasi nuk do të ketë mbikalime, por vetëm nënkalim. Shqiptarja.com sjell më poshtë pamjet e projektit të vjetër dhe atij të ri që u prezantua sot.
Recommended