Ora News –Rama: PS-LSI bashkë dhe pse Meta bën sikur s’do. Presidenti nga shumica
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konferencën e fundvitit 2016, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi suksesit të arritur nga qeveria e tij në aspektin ekonomik.
Rama: Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të gjitha parashikimeve do të mbyllet këtë vit me një rritje 3.3-3.5%. Kemi përmirësuar 32 pozicione në klasifikimin global të BB për të bërit biznes. Ky do të jetë viti me volumin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 25 vjet. Punësimi ka shënuar shifrën e fundit zyrtare prej 187594 individësh që janë sot më shumë.
Për vitin e ardhshëm, Kryeministri tha se do të çelë paketa prej 1 miliardë euro investimesh si dhe do të nisë rruga e arbërit, ndërsa shëndetësia falas, edhe pse në rrugën e duhur, nuk do të jetë realitet në vitin 2017.
Rama: Në këtë drejtim shkon edhe programi i mad hi investimeve publike prej 1 mld eurosh që do të çelet vitin e ardhshëm. Në pranverë do të kemi kontratën me fituesin e garës dhe do të celim punimet për rrugën e Arbërit. Për të shkuar tek mbulimi i plotë universal na duhet të kemi dy gjëra. Një pasqyrë statistikore të konsoliduar të gjendjes shëndetësore të popullsisë. Të kemi protokolle kostosh për cdo kurë.
Sa për dekriminalizimin, Rama tha se do ta respektojë ligjin ndërsa cilësoi si barbare etiketimin nga opozita të deputetëve si kriminelë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-qeveria-jone-nuk-harron-askend-ekonomia-ne-rrugen-e-duhur/
Recommended