Top News - Turqia nuk ndalet/ Oruc Reis gati të niset në Kretë
  • 3 years ago
Anija turke kërkimore Oruç Reis, që u dërgua në muajin gusht ne Mesdheun Lindor për kërkim hidrokarburesh duke nxitur përplasjet e forta me Greqinë, është gati të lundrojë drejt hapësirës detare të Kretës.


Lajmi i përcjelle nga mediat turke është pasqyruar edhe në shtypin grek. Sipas tij, kërkimi dhe shpimi gjeologjik do të kryhen në shtatë zona të parashikuara në memorandumin e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë, të cilin Athina e konsideron të paligjshëm. Kompania Turke e Naftës kërkoi leje për shpimet që priten të fillojnë para fundit të vitit.

Disa anije turke, nga sa thuhet në këto raporte, do të eksplorojnë zonën në dhe përreth Kretës, e konsideruar si një nga pjesët e Mesdheut Lindor me rezervat më të mëdha të gazit. E para pritet të shkojë atje Oruc Reis, dhe më pas bazuar në gjetjet e saj, do të vendosen platforma shpimi.

Turqia i kundërshtoi zyrtarisht kërcënimet për sanskione nga Bashkimi Europian ndaj aktiviteteve të saj në rajon, që i kanë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet me Greqinë e Qipron. ?Përdorimi i vazhdueshëm i retorikës së sanksioneve nuk është konstruktiv,? tha Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë. ?Bashkimi Europian duhet të kuptojë se nuk mund të arrijë asgjë në këtë mënyrë, ?theksohej aty.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OruçReis#Turkey#TopChannel
Recommended