Rama: Bixhozi nuk po ndalet per te terhequr vemendjen

  • 6 years ago
"Media të bëjë pak më shumë për informimin për portalin".

Ka mjaftuar ky sugjerim i nje aplikuesi në portalin e bashkëqeverisjes që Kryeministri Rama të gjejë rastin për të numëruar edhe njëherë kritikat ndaj mediave.

"Ata merren me filma, incizime, shpifje, thashetheme".

Shkak kësaj here ishin qëndrimet që disa media kanë mbajtur për operacionin "Vol-Vo4" si dhe ligji për mbylljen e basteve.

"Thonë që dhe bixhozi po ndalohet për të tërhequr vëmendjen, krimi po luftohet për të tërhequr vëmendje. Vëmendje nga çfarë, nga filmat dhe incizimet llogarit ku kemi përfunduar me këtë shtyp, quhet shtyp i liri por është shtypje e lirë e publikut".

Mediat i sulmoi dhe kur zgjodhi t?i japë përgjigje një prej qindra komentuesve të faqes së tij të Facebok-ut.

Qytetari që jeton jashtë vendit e kishte akuzuar Kryeministrin se me  keqqeverisjen ka rritur kriminalitetin dhe e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme. Në përgjigje, Rama e ftoi të mos e shikojë vendin me optikën e televizioneve, gazetave dhe portale.

Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama sulmon mediat.

Recommended