Nuk ndalet OFL, kërkesë për deklarim të origjinës së pasurisë tre personave në Durrës

  • 4 years ago
Operacioni Forca e Ligji ditën e sotme ka pasur në fokus qytetin e Durrësit. Sipas OFL janë dërguar formularët për të justifikuar pasuritë tek tre persona që rezultojnë të kenë të shkuar kriminale dhe që dyshohet se pasuria e tyre është vendosur mbi të ardhurat e ardhura nga krimi.

OFL i ka kërkuar Dashamir Gj. të justifikojë origjinën e të ardhurave të pasurisë së tij. Ai rezulton i dënuar në Itali për prostitucion

Po ashtu OFL i ka kërkuar justifikimin e të ardhurave pasurore edhe Emiljani H, i dënuar në Gjermani për Trafikim Droge dhe Pastrim Parash.

I treti që do ti duhet të justifikojë pasurinë  është Edlir H, që ka lidhje familjare me Emilajno H.


"Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Recommended