Sherri te Varrezat e Dëshmorëve, nënkryetari i FRPD: Provokim për të tërhequr vëmendjen nga Tahiri

  • 6 years ago
Në studion e Report Tv, nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha në lidhje me sherrin te Varrezat e Dëshmorëve mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve të Enver Hoxhës u shpreh se përplasja e orareve të PD me ithtarët e Enver Hoxhës ishte një provokim i pastër i Ramës për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri.

?Ithtarët e Enverit u futën në të njëjtën orë me homazhet që do të mbante PD. Ata që reaguan janë ish të përndjekur, që ju kanë vrarë prindërit, të afërmit, ju kanë marrë pronat, të cilat dhe sot nuk ju janë kthyer?, u shpreh nënkryetari i FRPD në Report Tv.

?Ithtarët e Enverit edhe pushkë të kishin pasur do të kishin qëlluar. Ai ishte një provokim i pastër nga Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri. Ishte një përgjigje dinjitoze, pasi ata nuk lënduan askush por tentuan të hiqnin pankartat.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD
Gjithashtu Hoxha u shpreh se simpatizantë të PD i kishin thënë se mes ithtarëve të Enverit ishte edhe babai i Taulant Ballës.

Simpatizantë të PD më thanë që kanë parë mes nostalgjikëve të diktaturës edhe të atin e Taulant Ballës, por unë nuk e njoh. Nëse kjo është e vërtetë do të ishte diçka e tmerrshme", u shpreh Hoxha.

Ndërsa në lidhje me më mënyrën se si i ka parë Foumi Rinor i PD-së zhvillimet e fundit politike, dua të them se Partia Demokratike e denoncoi rastin e Habiljave dhe largimi i Saimir Tahirit, është një lojë e Edi Ramës, një lojë që po bëhet në kurriz të shqiptarëve. Pra Rama është kryeakuzues. Po ashtu ai është në ditët më të këqija në sytë e ndërkombëtarëve.

Ne si PD do lobojmë për integrimin e Shqipërisë, unë shpresoj që Shqipëria të votohet, por dyshoj që me të gjitha këto ngjarje ta kalojë testin. Unë mendoj që të rinjtë janë më të informuar lidhur me të drejtat e detyrimet që ka Shqipëria nëse është pjesë e BE.

Në lidhje me debatin e statutit, propozimet ne sallë janë jashtë çdo norme, për të kaluar në votim statuti ka pasur goxha debate. Por unë nuk e shikoj si problematike debatin për statutin. Nëse një nga anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do zgjidhej si kandidat për ndonjë njësi, do ishte një hap shumë pozitiv.

Recommended