Varrezat tumulare në Himarë tërheqin vëmendjen e mediave dhe arkeologëve të huaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Zbulimi i varrezave tumulare ditën e djeshme (7 korrik) në zonën e Himarës duket se kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja si dhe studiuesve të historisë Ilire e shumë arkeologë të tjerë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i cili e bëri të ditur një lajm të tillë në llogarinë e tij në Facebook, ishte në këtë zonë mëngjesin e sotëm.

Në një lidhje direkte me Ora News, ai u shpreh se ka pasur interesim, si dhe ka marrë mesazhe nga media të huaja e arkeologë e studiues për të bërë një interpretim të kësaj gjetje.

Sipas grupit të arkeologëve që kanë punuar për këtë gjetje, varrezat tumulare i përkasin shekullit të 15 deri në shekullin e 12 përpara Krishtit të cilat pohojnë dhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë.

Çipa: Në zbulimin më të fundit arkeologjik shqiptar të mund të hedhim dritë mbi një nga gjetjet e cila padyshim rikthen në pozicion fillestar arsyetimet që bëhen për hershmërin e arkeologjisë historike në këtë territor. Ne jem këtu në një nga segmentet anësore të ashtuquajturit Përroi i Koranit në Himarë ku pas një pune disa vjeçare kryesisht nga viti 2018 deri ditën e sotme, një grup arkeologësh të Drejtorisë Rajonale të Arkeologjisë dhe të Drejtorisë së Trashëgimisë Kombëtare kanë kryer punime të kujdesshme që kanë zgjatur me një investim të posaçëm profesional. Këtu ndodhet varreza tumulare e hershmërisë që sipas pohimeve të grupit të arkeologëve daton në shekullin e XV-XII para Krishtit.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/varrezat-tumulare-ne-himare-terheqin-vemendjen-e-mediave-arkeologeve-te-huaj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended