Kryeqyteti tërheq vëmendjen e urbanistëve të huaj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Forumi Global ?URBAN FUTURE 2019?që u mbajt në Oslo ka vlersuar transformimin e Tiranës në katër vitet e fundit. Erion Veliaj u shpreh se kryeqyteti shqiptar nuk ka ndryshuar vetëm në urbanistikë por edhe në mentalitet.?Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të isha në Oslo, udhëtimi im i fundit për të përfaqësuar Tiranën, për këtë mandat të parë. Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe më ka dhënë një krenari të veçantë të përfaqësoj qytetin tim, kryeqytetin tonë, ku me kaq shumë dashuri e përkushtim kemi bërë gjithë këto ndryshime. Më vjen mirë që u vlerësuan në Oslo, nga forumi më i madh i urbanistëve, me rreth 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të gjitha ndryshimet që kanë marrë çmime, si sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, por edhe ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës, nga korsitë e biçikletave tek transformimi i çerdheve, kopshteve dhe tani shkollat e reja.?Veliaj u shpreh se Tirana është shembulli më i mirë se si me kreativitet dhe falë mobilizimit qytetar mund të realizohen gjëra të mrekullueshme.?Kjo tregon që qytetet, pavarësisht nëse janë vende të varfra apo të pasura, me pak kreativitet dhe me shumë mobilizim qytetar, nmund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur flas për pyllin orbital, që në fakt është mbjellë kryesisht nga kontributet e njerëzve, fëmijëve, për ditëlindje apo të familjeve, në kujtim të të afërmve të tyre, më mbush me krenari se jemi qyteti i mundësive. Ndoshta, jo qyteti më i pasur, por qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar?.Kryetari i bashkisë premtoi nje fushatë dinjitoze per zgjedhjet lokale dhe se mandati i dyte do te fokusohet tek zbatim i i projekteve ne zona te tjera te kryeqytetit.
Recommended