Mustafa i “tërheq veshin” Vjosa Osmanit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i LDK, Isa Mustafa kritikoi kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani për mungesën e kësaj të fundit në seancën e djeshme parlamentare.Përmes një postimi në ?Facebook?, Mustafa tha se Osmani duhet të ishte në krye të detyrës në momentin kur partia e saj po votohej si aleate në qeveri.?Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.?Dy fjalë Isa Mustafa i tha edhe për Albin Kurtin që refuzon të dorëzojë karrigen e kryeministrit tek Avdullah Hoti.?Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t?ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve. Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t?ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. IM?Avdullah Hoti u zgjodh të mërkurën për të drejtuar qeverinë e re të Kosovës me 61 vota, minimumin e kërkuar. Senaca parlamentare u bojkotua nga nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani.
Recommended