Report TV -51 fidanë në nderim të 51 viktimave të tërmetit te varrezat e dëshmorëve në Shkodër

  • 4 years ago
SHKODËR- 51 fidanë, në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit. Kjo ka qenë iniciativa e Veteranëve të LANÇ në Shkodër të mbështetur edhe nga Këshilli i Qarkut. Aktiviteti është organizuar pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, ku veteranët kanë mbjellë pemë pikërisht pranë heronjve të cilët sakrifikuan jetën për vendin.

Kryetari i veteranëve Zamir Llazani gjatë fjalës së tij theksoi faktin qe nga njëra anë po mbillen pemë në nderim të dëshmorëve dhe viktimave, ndërkohë që panorama përball është mjaft e zymtë me mbeturina dhe inerte.

Recommended