Rama: Bixhozi nuk po ndalet per te terhequr vemendjen

  • 6 years ago
"Çështjen e portalit duhet ta sqarojë edhe media sepse nuk dimë ku të adresohemi..." Ka mjaftuar ky sugjerim i një aplikuesi në portalin e bashkëqeverisjes që Kryeministri Edi Rama gjejë rastin për të numëruar edhe një herë kritikat ndaj mediave, që sipas tij, nuk po i shërbejnë rolit që kanë, por shpifjes.

Pakënaqësi, Rama shpreh dhe nga disa prej krerëve lokalë që si përgjigjen koordinatorëve të portalit të bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve për të cilat ankohen qytetarët. Por me emër veçon vetëm një prej tyre.

Rama përsërit thirrjen për t'ju drejtuar portalit për të gjetur zgjidhje për çdo zvarritje dhe abuzim në zyrat e administratës, ndërsa për çdo abuzues ai thotë se nuk do të shpëtojë pa marrë ndëshkim administrativ apo penal.

Recommended