Turqia: Gati për rindërtimin e 500 banesave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Turqia është gati të nisë rindërtimit e 500 shtëpive në qytetin e Laçit brenda muajit janar. Ministri turk i mjedisit dhe urbanizmit mbërriti në tiranë në një vizitë dyditore, për të konkretizuar premtimin e presidentit Erdogan. Sipas zyrtarit turk, nëse puna nis këtë muaj, në korrik procesi do të jetë i përfunduar.Nëse këto 500 banesa ne nisim ti rindërtojmë brenda muajit janar, jemi gati që ti përfundojmë për 6 muaj. Ndërkohë kemi dhe objektiva të tjera siç janë ndërtimi i shkollës dhe një qendre shëndetësore në këtë zonë. Ekipet tona kanë verifikuar afro 6000 mijë objekte të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti, nga agjencia jonë që merret me rindërtimit është gati të nisë nga puna.Për ministrin e shtetit për rindërtim, Arben Ahmetaj ky projekt shkon përtej një ndërtimit të 500 shtëpive. Lagjja e re që do të krijohet do të jetë një pol i ri urbanistik.Projekti do të përfundojnë në korrik. Nuk behët fjalë për ndërtimin e 500 shtëpive, por do të këtë dhe ambiente komerciale, shkolla në Manzë si dhe një qendër shëndetësore. Ky projekt do të kthehet në model ndaj dhe afati i përcaktuara nga pala turke do të jetë një presion pozitiv për qeverinë dhe bashkitë të vijojmë me procesin.Por qeveria ka detajuar një kalendar të punimeve duke përcaktuara dhe afate konkrete se si do të vijojë programi i rindërtimit.Në fund të vitit 2020 do të jenë të rindërtuara të gjitha banesat individuale në fshatra. Ndërsa në 2021 do të kemi gati lagjet e reja.Aktualisht procesi i strehimit të familjeve që u janë dëmtuar shtëpitë është në fazën e dhënies së bonusit nga ana e bashkive për të gjitha familjet që do të akomodohen në banesa me qira.
Recommended